image Ballkani kërkon rezultat pozitiv sonte në "Fadil Vokrri" ndaj Klaksvik

Futboll

Ballkani kërkon rezultat pozitiv sonte në “Fadil Vokrri” ndaj Klaksvik

news image

Ballkani do të zhvillojë sonte duelin e parë të raundit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Në “Fadil Vokrri”, Ballkani do ta mirëpresë skuadrën nga Ishujt Farore, Klaksvik, në duelin që fillon nga ora 20:00.

Ballkani kaloi në fazën e tretë, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 10-0 pas dy ndeshjeve, ndaj skuadrës La Fioritas.

Ndërkohë, kundërshtari i tashëm i Ballkanit, Klasvik në raundin e dytë kualifikues eliminoi skuadrën nga Mali i Zi, Sutjeskan me rezultat 1-0 pas dy ndeshjeve.

‘Portokallinjtë’ do të kërkojnë një rezultat pozitiv sonte, në mënyrë që të kërkojnë play-offin e Ligës së Konferencës.

/GazetaSinjaliSport/