image Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës me dedikim të veçantë për Ballkanin pas kalimit tutje

Futboll

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës me dedikim të veçantë për Ballkanin pas kalimit tutje

news image

Ballkani e mbylli me stil ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, duke fituar me rezultat të thellë 6-0 në “Fadil Vokrri”.

‘Portokallinjtë’ fituan 10-0 në total ndaj skuadrës së La Fioritas, pasi në ndeshjen e parë në udhëtim regjistruan një fitore prej 4-0.

Suharekasit tani janë kualifikuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, dhe aty do të takohen me fituesin e duelit Klaskvik (Ishujt Faroe) – Sutjeska (Mali i Zi).

Me fitoren e jashtëzakonshme të së martës, faqja zyrtare e këtij kompeticoni bëri një dedikim të veçantë për Ballkanin, duke i përmendur dy fitoret e thella në udhëtim dhe në shtëpi, për ta mbyllur me ‘stil’ raundin e dytë kualifikues.

/GazetaSinjaliSport/