image Nën kapacitetin e plotë, Ballkani sonte në "Fadil Vokrri" për ta shkruar historinë

Futboll

Nën kapacitetin e plotë, Ballkani sonte në “Fadil Vokrri” për ta shkruar historinë

news image

Sot mund të jetë një natë historike jo vetëm për klubin e Ballkanit dhe qytetin e Suharekës, por për tërë Kosovën dhe klubet e Superligës.

KF Ballkani sonte do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme të klubit, në atë që mund të shkruajë histori në futbollin kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Klubi nga Suhareka e zhvillon ndeshjen e kthimit të finales së ‘play-off’ të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

‘Portokallinjtë’ triumfuan në ndeshjen e parë në udhëtim në Shkup me rezultat 2-1, me golat e Albion Rrahmanit e Meriton Korenicës, që nënkupton se Ballkani edhe me një barazim sonte do të kalonte tutje.

Një kualifikim i Ballkanit sonte do të nënkuptonte se ata do të bëheshin skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që bëjnë pjesë në fazën grupore të një kompeticioni evropian.

Me vetëm 1,000 bileta të mbetura në dispozicion, që do të dalin në shitje sot nga ora 15:00 dhe që pritet të shiten për një kohë të shkurtër, “Fadil Vokrri” do të jetë me kapacitetin e plotë në mbështetje të Ballkanit.

/GazetaSinjaliSport/