image Kaq para pritet t'i fitojë Ballkani pas kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Futboll

Kaq para pritet t’i fitojë Ballkani pas kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

news image

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj La Fioritas.

‘Portokallinjtë’ janë pranë kalimit në raundin e tretë pasi fituan me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë në udhëtim.

Suharekasit do ta presin skuadrën nga San Marino sonte në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00 dhe pritet të kalojnë në raundin e tretë pa ndonjë problem.

Nëse Ballkani kualifikohet për në raundin e tretë, ata do të fitojnë një shumë prej 350 mijë eurosh nga UEFA.

/GazetaSinjaliSport/