image Zyrtare: Futbollisti i Barcelonës transferohet te skuadra franceze

Futboll

Zyrtare: Futbollisti i Barcelonës transferohet te skuadra franceze

news image

Klubi francez OGC Nice ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Jean-Clair Todibo, përcjell Sinjali Sport.

Todibo ishte i huazuar sezonin e kaluar te Nice nga Barcelona.

Klubi francez tani ka vendosur ta blejë komplet kartonin e mbrojtësit dhe e ka transferuar atë për 8.5 milionë euro plus 7 milionë euro në formë të bonuseve.

Lajmin për transferimin e Todibos e ka konfirmuar vetë klubi i Nices.

21-vjeçari u transferua te ‘Blaugranët’ në vitin 2019 nga Toulouse por asnjëherë nuk gjeti vend në formacion dhe pas disa sezoneve të kaluara si huazim, tani është shitur përfundimisht në Francë. /Gazeta Sinjali Sporti/