Klubi nga Gjilani, Drita sot ka zyrtarizuar transferimin e një nga futbollistëve më me prospektiv në vend, Arbnor Mujën, njofton klubi në fjalë përcjell Sinjali Sport.
“Bardhekaltërit” janë pajtuar me mitrovicasin që të bashkëpunojnë deri në vitin 2024, ku e kanë nënshkruar edhe kontratën.
Muja ishte pjesë e Trepçës’89 nga grupmoshat e reja deri në këtë vit, ku “xehetarët” nuk arritën të sigurojnë plasmanin edhe për një edicion në Superligë.
Postimi i plotë i klubit të Dritës në “Facebook” pa ndërhyrje:
Arbnor Muja zyrtarisht bardh e kaltër
Sot në ambientet e klubit tonë FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!
Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeqare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershorë të 2024.
Muja vjen nga ekipini Trepqa 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!
Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepqa 89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgaditore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e europës!
Mirë se vjen Nori!