image Drita befasohet nga Malisheva, Ramadani njoftohet me humbjen e parë si trajner i gjilanasve

Futboll

Drita befasohet nga Malisheva, Ramadani njoftohet me humbjen e parë si trajner i gjilanasve

news image

Skuadra e Malishevës ka befasuar atë të Dritës, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2-1.

Malishevasit në fakt triumfuan me një përmbysje, pasi fillimisht u ndodhën në disavantazh.

Drita zhbllokoi sfidën që në minutën e 5-të, me anë të Blerim Krasniqit, megjithatë nuk vonoi shumë dhe mysafirët barazuan rezultatin, me anë të anësorit Drilon Hazrollaj, duke realizuar në minutën e 17-të, pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Malisheva realizoi edhe golin e dytë të ndeshjes, ku Altin Aliu realizoi pas një asistimi nga Hazrollaj.

Në pjesën e dytë Drita bëri përpjekje të vazhdueshme për të barazuar rezultatin, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura.

Drita njoftohet me humbje pas dy fitore rresht, teksa kjo ishte humbja e parë nën trajnerin e ri, Zekirija Ramadani, ndërkohë Malisheva arrin fitoren e tretë me radhë.

Gjilanasit mbeten në pozitën e dytë me 31 pikë, 7 më pak se Ballkani ku tashmë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Malisheva ndërkohë renditet në pozitën e 4-të me 29 pikë.

/GazetaSinjaliSport/