image Drita dhe Dukagjini synojnë të bëjnë ‘mrekullinë’ sot në garat evropiane

Futboll

Drita dhe Dukagjini synojnë të bëjnë ‘mrekullinë’ sot në garat evropiane

news image

Dy klubet kosovare, Drita dhe Dukagjini sonte do të provojnë të bëjnë ‘mrekulli’, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Të dy skuadrat tona i pret nga një test i vështirë për të avancuar tutje.

Drita do të përballet me gjigantin çek Viktoria Plzen, skuadër kjo që ka eksperiencë të madhe në Evropë pasi ka luajtur edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, andaj mbetet favorit i padiskutueshëm.

Sidoqoftë, “Intelektualët” janë të gatshëm të bëjnë çmos për të mos e lejuar mysafirët të kualifikohen, gjë që konfirmoi edhe trajneri Akis Valvis në konferencë për shtyp.

Ndërkohë, Dukagjini gjithashtu nuk do ta ketë aspak lehtë pasi përballet me gjigantin kroat Rijeka.

Pasi eliminoi Europan e Gjibraltarit, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku do të tentojë të shkaktojë një befasi ndaj skuadrës së madhe kroate.

Ndeshja mes Plzenit dhe Dritës do të nis me fillim nga ora 19:00, derisa dueli Dukagjini-Rijeka e cila luhet në “Fadil Vokrri” fillon në orën 20:00.

/GazetaSinjali/