image Drita triumfon në derbin e Anamoravës, mposht minimalisht Gjilanin

Futboll

Drita triumfon në derbin e Anamoravës, mposht minimalisht Gjilanin

news image

Drita ka triumfuar në derbin lokal të Anamoravës ndaj skuadrës së Gjilanit.

Skuadra bardhekaltër ka fituar duelin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Blerim Krasniqi në minutën e 67-të, i cili shënoi një gol mjaft të bukur pas një asistimi nga Besnik Krasniqi.

Me këtë fitore, Drita tani zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani.

Ndërkohë Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan si mysafir i Dukagjinit, derisa Drita pret Malishevën.

/GazetaSinjaliSport/