image "1432 fëmijë të vrarë në luftë", "dhezni qira, servila": Tifozët e Dritës kundër ndezjes së qirinjve pas sulmit në Beograd

Futboll

“1432 fëmijë të vrarë në luftë”, “dhezni qira, servila”: Tifozët e Dritës kundër ndezjes së qirinjve pas sulmit në Beograd

news image

Drita dhe Ballkani janë duke e zhvilluar derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat po luftojnë kokë-më-kokë për titullin e kampionit këtë sezon, dhe një fitore ndaj njërës apo skuadrës tjetër, do të rriste gjasat për titull.

Gjilanasit udhëheqin 3 pikë përpara në tabelë, pas lëshimit të Ballkanit në mesjavë ndaj Prishtinës.

E gjatë duelit të sotëm, tifozëria e Dritës “Intelektualët” kanë shfaqur një baner ku kanë ironizuar me veprimin e fundit të Organizatorëve të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” ku të enjten në mbrëmje ndezën qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Nëpërmjet një baneri, ata kanë përkujtuar fëmijët e vrarë në luftë nga okupuesi serb.

“1432 fëmijë të vrarë në luftë, dhezni qira, servila”, kanë shkruar “Intelektualët” .

ballkani

Aktualisht rezultati është i barabartë 1-1 mes dy skuadrave.

/GazetaSinjaliSport/