image Zyrtare: Drita ndërprenë bashkëpunimin me Vucajn

Futboll

Zyrtare: Drita ndërprenë bashkëpunimin me Vucajn

news image

Klubi FC Drita njofton se ka mbyllur bashkëpunimin e mesfushorin, Erjon Vucaj.

Vucaj i cili u bashku me klubin në vitin 2018-të, ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, 6 ndeshje të Kupës, 1 ndeshje të superkupës dhe 7 ndeshje ndërkombëtare me Intelektualët.

Mesfushori, Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, ku ishte pjesë e sukseseve të gjilanasve, duke fituar titullin kampion 2019/20 dhe paraqitjeve të mira në garat evropiane.

Klubi i FC Dritës e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë. /Gazeta Sinjali Sporti/