image ZYRTARE: Drita e rrëmben edhe Muharrem Jasharin

Futboll

ZYRTARE: Drita e rrëmben edhe Muharrem Jasharin

news image

Drita pasi arriti marrëveshje me Arbnor Mujën, ka zyrtarizuar edhe një futbollistë tjetër, njofton klubi gjilanas, përcjell Sinjali Sport.

“Bardhekaltërit” kanë transferuar në radhët e veta Muharrem Jasharin.

Jashari po ashtu lojtar që i ka mbrojtur ngjyrat e Trepçës’89, iu bashkua Dritës në ditën e sotme.

23 vjeçari shihet si një nga mesfushorët më të mirë në ligë dhe së bashku me Mujën janë përforcimet më të mëdha të Dritës në këtë afat.

Njoftimi i plotë i Drita FC në “Facebook” (pa ndërhyrje):

MUHARREM JASHARI është lojtari ynë!

Klubi jonë ka knaqësinë që të zyrtarizojë një tjetër emer të përfolur shumë kohëve të fundit.

Njëri prej super mesfushorëve të superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidentini klubit Valon Murseli.

Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trenerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë.

MULI tashmë 23 vjeqarë është produkt i klubit të KF Trepqa 89 ku aty u zhvillua si lojtarë dhe ku kishte kontrat me klubin edhe për një vit tjetër por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepqa 89 për të cilën i jemi shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij.

Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qetshor të 2024. /Gazeta Sinjali Sporti/