image Zyrtare: Bujar Shabani largohet nga nënkampionia Drita

Futboll

Zyrtare: Bujar Shabani largohet nga nënkampionia Drita

news image

Bujar Shabani, është futbollisti i radhës i cili është larguar nga Drita, transmeton Sinjali Sport.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, e cila ka theksuar se në mënyrë të dyanshme kanë ndarë rrugët.

Shabani ka pasur edhe një vit kontratë me gjilanasit, por pas një bisedë të gjatë thuhet se kanë vendosur t’i ndajnë rrugët miqësisht.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT IKONË BUJAR SHABANI

2 herë kampion i Kosovës me FC DRITA

1 herë fitues i Superkupës së Kosovës

201 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat

16 gola të shënuar dhe 11 asiste

“Bongo” Bëri gjithmonë maksimumin dhe pas një kohe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej futbollistëve ikonë të klubit Bujar Shabani.

Bujari edhe pse kishte kontratë edhe një vit me klubin, pas nje bisede te gjatë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për tu takuar sërishtë në një rol tjetër!

Buki ka dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm andaj do të jemi mirënjohës përjetësishtë për qdo pikë djerse që ka derdhur për klubin tonë.

Sot ishte dita e fundit e Bujarit me klubin tonë ku u përshëndet me të gjithë bashkëlojtarët, me staffin, ku ne shenjë mirënjohje drejtori gjeneral Feti Murseli dhe drejtori sportiv Valon Zymberi e nderuan Bujarin me dhuratë dhe mirënjohje.

/Gazeta Sinjali Sporti/