image ZYRTARE: Benzema zgjedhet lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve

Futboll

ZYRTARE: Benzema zgjedhet lojtari i sezonit në Ligën e Kampionëve

news image

Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve

Francezi ka fituar çmimin e më të mirit të sezonit në kompeticion për sezonin 2021/22 nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s.

34-vjeçari mbylli kampanjën e Ligës së Kampionëve si golashënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola të shënuara.

Benzema u bë lojtari i parë francez që fiton Këpucën e Artë të Ligës së Kampionëve.

Ai gjithashtu barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola të shënuar në një fazë të vetme eliminuese.

/GazetaSinjaliSport/