image “Shumë i lumtur”, Benzema publikon video nga Meka - merr me miliona pëlqime

Bota e Yjeve

“Shumë i lumtur”, Benzema publikon video nga Meka – merr me miliona pëlqime

news image

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, e ka publikuar një video në profilet e tij në rrjetet sociale në orët e hershme të të hënës, ku është shfaqur nga Meka në Arabinë Saudite.

Ai është paraqitur duke bërë umrah (një pelegrinazh jo i obligueshëm, por i pëlqyer për myslimanët).

Videoja e shpërndarë në Instagram, ka marrë rreth 4.2 milionë pëlqime, vetëm disa orë pas publikimit.

Në video, Benzema dëgjohet duke e falënderuar Zotin, ndërsa në prapavijë shihet Qabeja, derisa në përshkrim thuhet: “E vërteta e vetme”, teksa në një InstaStory ka shkruar “shumë i lumtur” në frëngjisht.

VIDEO

/GazetaSinjaliSporti/