image Benzema ia fiton ndeshjen Real Madridit me dy golat e tij në fund

Futboll

Benzema ia fiton ndeshjen Real Madridit me dy golat e tij në fund

news image

Real Madridi ka arritur të fitojë fitoren e tretë me radhë të edicionit të ri të La Ligas.

Madrilenët kanë triumfuar si mysafir ndaj skuadrës së Espanyol, duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Sfidën e zhbllokoi braziliani Vinicius Jr duke realizuar në minutën e 12-të.

Vendasit barazuan shifrat në fund të pjesës së parë, me Joselun që realizoi në minutën e 43-të.

Rezultati 1-1 mbeti deri në minutën e 87-të, kur në skenë doli francezi Karim Benzema, duke ngritur epërsinë e madrilenëve për rezultatin 2-1.

Sulmuesi francez doli edhe njëherë të jetë protagonisti i ndeshjes, i cili e shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke realizuar nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Madrilenët rikthejnë lidershipin, duke arritur pikët e plota pas tre xhirove të para, duke qëndruar me Betis si dy skuadrat e vetme me rekord 100% këtë edicion të ri në La Liga.

/GazetaSinjaliSport/