image Benzema deklarohet para dhënies së çmimit të "Topit të Artë" - këto janë fjalët e tij

Futboll

Benzema deklarohet para dhënies së çmimit të “Topit të Artë” – këto janë fjalët e tij

news image

Karim Benzema sonte pritet që të zgjedhet fitues i “Topit të Artë” për vitin 2022.

Francezi kishte një sezon mbresëlënës gjatë këtij viti, duke fituar titujt e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, si dhe duke u zgjedhur golashënuesi më i mirë në secilën nga këto dy kompeticione.

“FranceFootball” do të bëjë të ditur sonte fituesin e “Topit të Artë”, dhe Karim Benzema – i cili është favorit i padiskutueshëm për çmimin – është deklaruar në intervistë.

“I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj të kemi një lajm të mirë sonte”, ka deklaruar Benzema.

/GazetaSinjaliSport/