image Gjest shembullor: Benzema fton nënën dhe djalin në skenë, pas marrjes së "Topit të Artë" - VIDEO

Futboll

Gjest shembullor: Benzema fton nënën dhe djalin në skenë, pas marrjes së “Topit të Artë” – VIDEO

news image

Karim Benzema zyrtarisht është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz individual në futboll, atë të “Topit të Artë” për vitin 2022.

Triumfet në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga me Real Madridin, duke qenë golashënuesi më i mirë në të dyja garat, bënë që francezi të jetë fituesi i padiskutueshëm për Topin e Artë.

Pas marrjes së çmimit, Benzema ka ftuar në skenë nënën dhe djalin e tij, për ta ndarë çmimin me dy personat e afërt të tij.

/GazetaSinjali/