image Zyrtare: Barcelona regjistron Manaj, Depay dhe Garcia në Laliga

Futboll

Zyrtare: Barcelona regjistron Manaj, Depay dhe Garcia në Laliga

news image

Barcelona ka arritur që t’i regjistrojë futbollistët e rinj të klubit, shkruan Sinjali Sport.

Katalunasit kanë arritur që t’i regjistrojnë, Rey Manaj, Memphis Depay dhe Eric Garcian për sezonin e ri të Laligës.

Problemet që iu shfaqën blaugranasve duket se janë përmirësuar, sidomos duke ia shtuar kësaj largimin e Leo Messit, që ka ndikuar për të mirë në aspektin financiar të klubit.

Skuadra nga Katalonia nesër luan ndeshjen e parë të stinorit 2021/22 ndaj Real Sociedad dhe të gatshëm do t’i ketë edhe tre lojtarët e rinj.

Manaj sic dihet është inkuadruar në ekip të parë pas performancave fantastike në ndeshje parasezonale, si dhe lëndimi i Agueros që do ta mbajë jashtë fusha ia ka mundësuar vendin në ekipin A.

/GazetaSinjaliSporti/