image ZYRTARE: Barcelona arrin marrëveshje me "Sixth Street", do të gjenerojë një kapital prej 267 milionë eurove

Futboll

ZYRTARE: Barcelona arrin marrëveshje me “Sixth Street”, do të gjenerojë një kapital prej 267 milionë eurove

news image

FC Barcelona njoftoi sot një hap të madh përpara në përmirësimin e burimeve financiare të klubit dhe pozicionimin konkurrues përmes një investimi të ri nga “Sixth Street”, një firmë lider globale e investimeve me përvojë të lartë në biznesin e sportit.

Me këtë transaksion, FC Barcelona gjeneron një fitim total kapital prej 267 milionë euro për sezonin aktual.

“Sixth Street” fillimisht do të investojë 207.5 milionë euro dhe në këmbim do të marrë 10% të të drejtave televizive të klubit në LaLiga për 25 vitet e ardhshme.

Transaksioni është duke u ekzekutuar pas marrjes së mbështetjes dërrmuese nga anëtarët e Klubit në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të fundit.

“Ne po aktivizojmë leva ekonomike dhe po zbatojmë strategjinë tonë të durueshme, të qëndrueshme dhe efikase për të forcuar bazën financiare të klubit,” tha Joan Laporta, President i FC Barcelona. “Sixth Street është një mbështetës i dëshmuar i futbollit, një investitor me përvojë në të gjithë sportet dhe mediat globale dhe një partner që do të kontribuojë me njohuri dhe burime të rëndësishme duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë të pavarur operacionet tona.”

“Ne besojmë në strategjinë që Joan Laporta dhe FC Barcelona po zbatojnë dhe jemi krenarë që një nga klubet më të njohura në futboll na ka zgjedhur ne të jemi partneri dhe ofruesi i zgjidhjeve kapitale,” tha Alan Waxman, bashkë-themelues dhe CEO i Sixth Street.

“Ekipi ynë pret një partneritet afatgjatë duke ofruar kapitalin tonë fleksibil dhe ekspertizë të thellë të sektorit sportiv për të mbështetur Barçën ndërsa vazhdon të forcojë organizimin e saj dhe të arrijë objektivat e saj strategjikë.”

/GazetaSinjaliSport/