Ballkani ka njoftuar se ka transferuar një sulmues, pas katër largimeve të fundit nga skuadra.
‘Portokallinjtë’ kanë nënshkruar me sulmuesin anësorin nga Mali i Zi, Dejan Zarubica.
Zarubica ka firmosur kontratë dy-vjeçare me klubin nga Suhareka, deri në verën e vitit 2024.
Në të shkuarën, ai ka luajtur me ekipe si FK Iskra, Buduscnost Podgorica, FK Lovcen si dhe së fundmi ishte pjesë e KF Laçi.
Në edicionin e kaluar ai ka luajtur 31 ndeshje, ku shënoi 9 gola dhe regjistroi 5 asistime.