image Zyrtare: Ansu Fati do ta mbajë numrin 10 te Barcelona

Futboll

Zyrtare: Ansu Fati do ta mbajë numrin 10 te Barcelona

news image

Barcelona ka konfirmuar se Ansu Fati do ta mbajë fanellën me numër 10, shkruan Sinjali Sport.

Talenti spanjoll, Fati, nga ky sezon do ta vesh fanellën që e mbajti për 15 vite legjende e klubit, Lionel Messi.

Edhe pse flitej nëpër mediat spanjolle se ky numër do të pensionohej, ashtu nuk mendon edhe klubi blaugranas.

Kataluanist ia dhuruan 19-vjeçarit këtë numër, duke u bërë pasuesi i parë i Messit.

Fati pritet t’i rikthehet fushave të blerta në këtë muaj, pas afro një viti mungesë për shkak të lëndimi. /Gazeta Sinjali Sporti/