image Zyrtare: Adama Traore rikthehet te Barcelona në formë huazimi

Futboll

Zyrtare: Adama Traore rikthehet te Barcelona në formë huazimi

news image

Adama Traore zyrtarisht është futbollist i Barcelonës, transmeton Sinjali Sport.

Blaugranasit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter” njoftoi për përforcimin e ri.

Traore rikthehet te klubi ku e nisi karrierën, pas shtatë vitesh që i kaloi në Angli.

Mesfushori 26 vjeç i bashkohet Barçës nga Woverhamtponi në formë huazimi, por me të drejt blerje me çmim 30 milionë euro dhe jo e obligueshme.

Reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në rast se Barcelona dëshiron të nënshkruajë me të gjatë verës.  /Gazeta Sinjali Sporti/