image Zyra greke në Prishtinë: Karateistët pa viza Schengen s’u lejuan të hyjnë në Greqi, ata me viza po

Kosovë

Zyra greke në Prishtinë: Karateistët pa viza Schengen s’u lejuan të hyjnë në Greqi, ata me viza po

news image

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë ka sqaruar se vetëm karateistët kosovarë që nuk kanë pas viza Schengen nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi për të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, derisa ata që kanë pas nuk janë ndaluar.

“Duke iu referuar disa raportimeve në media, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë deklaron se dje një ekip i karateistëve kosovarë ka hyrë në Greqi përmes kufirit rrugor me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të marrin një fluturim drejt Qipros për të marrë pjesë në Kampionatin e 28-të Mesdhetar të Karatesë që mbahet në Limassol. Megjithatë, disa sportistëve prej të njëjtit grup i është ndaluar hyrja në Greqi pasi ata nuk kishin (dhe nuk kishin aplikuar) për vizën greke/Schengen”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre për media.

Kjo zyrë thotë se “të gjithë karateistët që kanë pas, ose s’kanë pas nevojë, për viza Schengen kanë hyrë në Greqi pa problem”.

/Gazeta Sinjali Sporti/