Një çift në Komunën e Zveçanit është tronditur sot, kur rreth orës 11:45, në shtëpinë e tyre, gjetën pa shenja jete vëllain e burrit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se çifti gjeti 64-vjeçarin, i cili rridhte gjak nga hunda dhe goja.
Në një tavolinë në shtëpi ata kanë gjetur një letër lamtumire, të cilën sipas drejtshkrimit, ishte i të ndjerit, Nedeljkoviq Milanka.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor. Mjeku ligjor e ka konstatuar vdekjen e tij dhe e ka cilësuar atë si vdekje të dyshimtë./GazetaSinjali/