image Policia zbarkon në një shtëpi në Pejë: Vëllai denoncon vëllain për drogë, e mbyll në banjo për ta ndaluar që t’i ikë arrestimit

Siguri

Policia zbarkon në një shtëpi në Pejë: Vëllai denoncon vëllain për drogë, e mbyll në banjo për ta ndaluar që t’i ikë arrestimit

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Muharrem Misini’ në Qyshk të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndryshe prej herave të tjera, kur Policia jo rrallëherë kap në flagrancë të rinjtë me sasi të ndryshme të substancave narkotike, kësaj radhe rasti është denoncuar nga një 21-vjeçar, i cili e ka raportuar vëllain e tij, 31-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria thonë se i riu vendosi ta njoftojë Policinë pasi e kapi mat vëllain e tij, duke fshehur një sasi të drogës diku në shtëpi. Kjo situatë e ka shqetësuar atë dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Për t’iu dalë në ndihmë që vëllai i tij të mos ikë nga Policia, ai po dyshohet se e ka mbyllur në banjo, deri në momentin kur patrulla policore ka arritur në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 24:00, me ç’rast si rezultat i denoncimit, Policia gjeti substancën narkotike të fshehur, të cilën e konfiskoi, ndërkohë që i dyshuari u prangos.

Sinjali mëson se ai është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Me vendim të Prokurorit, është iniciuar rasti për shitblerje të narkotikëve.

Sinjali | Facebook