image Arrestohet burri në Shtime që ia dërgoi ish-vjehrrit videon e vajzës së tij duke bërë seks

Siguri

Arrestohet burri në Shtime që ia dërgoi ish-vjehrrit videon e vajzës së tij duke bërë seks

news image

Ditë më parë Gazeta Sinjali ka raportuar lidhur me një rast të ulët që ka ndodhur në komunën e Shtimes, ku një person ka vendosur që pamjet e ish-bashkëshortes së tij duke kryer marrëdhënie seksuale, t’i dërgojë në adresën e babait të saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari i cili për shkaqe shëndetësore nuk ishte arritur që të intervistohet, tashmë është arrestuar.

Gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, 32-vjeçari ka pranuar se i ka dërguar ato pamje te babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Ngacmim’ dhe ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/