image "Toka që të ka lindur ka nevojë për ty"/ I riu nga Drenasi niset për gurbet, vëllai i tij përlot me postimin lamtumirës
[wp-story id="814678"]

Kosovë

“Toka që të ka lindur ka nevojë për ty”/ I riu nga Drenasi niset për gurbet, vëllai i tij përlot me postimin lamtumirës

news image

Çdo ditë nga vendi ynë largohen shumë të rinj të cilët marrin rrugën për në shtetet evropiane në kërkim të një jete më të mirë. Kështu bëri së fundi edhe një i ri nga Drenasi, i cili sot u largua nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Largimin e Besnik Gashit e ka bërë të ditur, vëllai i tij, Petrit Gashi, i cili i ka kushtuar një shkrim ikjes së tij, duke thënë se kjo ishte ajo që më së paku e donte familja e tij.

“Bes vëlla, të uroj rrugë të mbarë për në vendin që më së paku e donim si familje, Gyrbetin. Megjithatë nuk të bëri punë as përgatitja profesionale, as plagët e luftës e as puna dhe devotshmeria jote në sherbim të atdheut për të qëndruar këtu”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Petriti e ka porositur vëllain e tij, tashmë në gurbet, që të mos harrojë tokën, familjen, shoqërinë e shtetin e tij.

“Besnik vëlla, mos harro së toka që të ka lindur ka nëvojë për ty, familja ka nëvojë për ty e megjithatë shoqëria e shteti ka nëvojë për ty. Kurrë nuk kam besuar së edhe ti do të largohesh nga vendi që e deshe dhe i fale copat e trupit tënd për lirinë e saj, por ja që përspektiva e venitur e shpresa e humbur sjell edhe një ditë si kjo. Sot,me shumë së kurr mu kujtua dita jote e plagosjes, ajo ditë që qajtem shumë por ti buzeqeshe së mbi plaget tua do të vinte liria e pritur me shekuj. Sot kam të njejtën merzi sepse po duhesh të largohesh nga shteti yt për të shërbyer në një vend tjeter, por që mbesë me shpresë që një ditë edhe këtu do bëhet mirë”, ka shkruar ai.

“Jam krenar me ty vëlla. Të uroj suksese në punë e në jetë por mos harro kudo që jeton në botë kujtoje dhe ndihmoje vendin tënd. E di, që të kam krah kudo që të jesh, behu krah e çerdhe e përspektiva për vendin tonë. Rrugë të mbarë…”, ka shkruar në fund Petrit Gashi.

/GazetaSinjali/