image "Zoti e vraftë atë që të privoi nga jeta"/ Fjalët prekëse të familjarit për shoferin që vdiq sonte në Deçan

Sociale

“Zoti e vraftë atë që të privoi nga jeta”/ Fjalët prekëse të familjarit për shoferin që vdiq sonte në Deçan

news image

Sot në orët e mbrëmjes një autobus në Gllogjan ka qenë caku i të shtënave me armë nga disa persona të maskuar, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme.

E për shoferin e autobusit, Gani Gjokaj, ka shkruar një familjar i tij.

Kreshnik Alijaj, ka thënë se i ndjeri ka qenë “shok i rrallë, njeri punëtor dhe i dashur për të gjithë

“Lajm i dhimbshëm, i rëndë, i pabesueshëm! Na theve zemrën o tezaki Gani, shok i rrallë, njeri punëtor dhe i dashur për të gjithë! Zoti e vraftë atë që të privoi nga jeta. Familjarëve, miqve dhe të afërmve ngushëllime, Zoti iu ndihmoft e ju dhashtë kurajo në këto qaste të vështira. Dritë shpirti të pastë tezak, pusho i qetë në botën e amshuar“, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/