Mbrëmë ka shpërthyer një bombolë gazi në një spital në Tetovë ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 dhe si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën së paku 10 persona, kryesisht pacientë, por dhe stafi mjekësor.
Mediat atje shkruajnë se në mesin e muajit prill të këtij viti është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të spitalit modular në Tetovë.
Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanoj vërejtjet.
“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi./Gazeta Sinjali/