image Ndezi kaminën por flaka depërtoi edhe në dhomë, pëson lëndime një person në Kamenicë

Siguri

Ndezi kaminën por flaka depërtoi edhe në dhomë, pëson lëndime një person në Kamenicë

news image

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicë, pak para mesnate. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, kur vajza e shtëpisë ka ndezur kaminin, por që zjarri ka filluar të depërtojë në ambientin e dhomës, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e flakëve, vëllai i lartë-përmendurës ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe sipas raportit të mjekëve ka djegie të shkallës së parë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

/GazetaSinjali/