image Zjarr i madh në afërsi të qytetit në Prizren - FOTO

Sinjalizime

Zjarr i madh në afërsi të qytetit në Prizren – FOTO

news image

Një zjarr i madh ka kapluar një zonë në afërsi të qytetit të Prizrenit, ku siç raporton sinjalizuesi i Sinjalit, zjarri ka tash e dy orë që ka kapluar zonën mbi “Bazhdarhane”.

Sipas tij, gjatë këtyre dy orëve nuk ka ndërhyrë askush për shuarjen e tij, teksa bën të ditur se tashmë veçse është djegur një pjesë e madhe e kësaj zone.

“Nuk ka intervenu askush. Jam 400-500 metra larg por po shihet duke u kallë me pisha, me gjithçka”, tha ai.

Togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Sinjalin se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

“Po është raportuar për një zjarr në afërsi të vendin e quajtur Marash, në dalje të qytetit të Prizrenit. Zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendngjarje”, tha Bytyqi.

/GazetaSinjali/