image Zjarri në Prishtinë/ Policia tregon se a ka të lënduar

Siguri

Zjarri në Prishtinë/ Policia tregon se a ka të lënduar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një objekt është përfshirë nga flakët sot afër Hotel Grandit në Prishtinë.

Nga ky zjarr krahas dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se zjarri në këtë lokal është lokalizuar.

Tutje ajo ka shtuar se policia ka nisur të gjitha veprimet që duhet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha ajo për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/