image Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një lokal në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një lokal në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak me parë raportoi se një objekt është përfshirë nga flakët sot afër Hotel Grandit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Sinjalin.

Ajo ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar që të lokalizojnë zjarrin.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/