image Ekskluzive | Përfshihet nga zjarri lokali i teknikës së bardhë në Viti, zjarrfikësit në aksion

Siguri

Ekskluzive | Përfshihet nga zjarri lokali i teknikës së bardhë në Viti, zjarrfikësit në aksion

news image

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e 22 majit në një lokal të teknikës së bardhë në qytetin e Vitisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe mobilizim të zjarrfikësve, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:05 në rrugën “Brigada 173”, ku flakët kanë përfshirë lokalin “Mediteran Group”.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, tymi i dendur dilte nga brendësia e objektit në momentin kur ekipet emergjente kanë arritur aty.

Zjarrfikësit kanë intervenuar për ta vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Fatmirësisht, nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale brenda lokalit.

Pronari i biznesit, M. D, ka deklaruar se ishte njoftuar nga një prej punëtorëve të tij se lokali ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i flakëve.

Me udhëzim të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/