image Tym i madh në Prishtinë, një lokal përfshihet nga zjarri (PAMJE)

Siguri

Tym i madh në Prishtinë, një lokal përfshihet nga zjarri (PAMJE)

news image

Një objekt është përfshirë nga flakët sot afër Hotel Grandit në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga pamjet afër vendit të ngjarjes shihet se vendi është kapluar nga tymi.

Në vendngjarje kanë arritur policia dhe zjarrfikësit, ndërkaq nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.

Sinjali ka mësuar se nga ky zjarr ekziston edhe rreziku për shpërthim. Policët që kanë qenë në vendngjarje, kanë apeluar tek qytetarët që të largoheshin nga ndërtesa që ishte përfshirë nga zjarri.
/Gazeta Sinjali/