image Rëndohet gjendja në qendrën tregtare në Lushnje: Dyshohet se 40 persona kanë mbetur të bllokuar

Shqipëri

Rëndohet gjendja në qendrën tregtare në Lushnje: Dyshohet se 40 persona kanë mbetur të bllokuar

news image

Qendër tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës të Shqipërisë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:40, të kësaj të hëne. Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje ku dhe u bë evakuimin i qytetarëve dhe i disa banorëve mbi qendrën tregtare.

Në momentet e zjarrit brenda kanë qenë shumë persona, ku vetëm në njërin prej tyre mendohet se ishin 300 persona duke festuar ditën e Krishtlindjes, raporton Tvklan.al.

Si pasojë e tymit të madh policëve, zjarrfikësve, dhe banorëve të ndryshëm i ka rënë të fikët.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë evakuimin e banorëve të pallatit ku ndodhet edhe qendra tregtare.

Mbi 20 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit.

Ndërkaq dyshohet se janë rreth 40 persona të cilët kanë mbetur të bllokuar në apartamentet e tyre.

Pak më parë autoritetet kanë mundur që të shpëtojnë dy 18-vjeçarët që ishin të bllokuar në katin e shtatë pasi në një qendër tregtare në Lushnje shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Të dy janë në gjendje të stabilizuar, por me probleme në frymëmarrje për shkak të kohës së gjatë që kanë kaluar në tym.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa si dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

/GazetaSinjali/