Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij një burrë mëngjesin e së hënës në Kaçanik.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.