Në fshatin Arshilengo të Lunxhërisë, është krijuar një vatër e madhe zjarri, ku tymi ka arritur deri në qytetin e Gjirokastrës.
Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit edhe në Shllak, ku po rrezikohen banesat.
Banorët e Arshilengos kanë nisur të braktisin banesat, për t’i shpëtuar zjarreve, raporton CNN.A2, transmeton Gazeta Sinjali.
Stallat e kuajve të një biznesi privat të zonës po rrezikohen seriozisht nga flakët, drejtuesit e të cilit kanë bërë thirrje për ndihmë, për të shpëtuar kafshët.
“Kemi nevojë për ndihmë! Një zjarr masiv po i afrohet zonës së stallave. Kush ka mundësi dhe është afër të ngjitet të na japë një dorë”, thuhet në postimin e “Caravan Horse Riding Albania”, në Facebook /Gazeta Sinjali/