Një zjarr ka shpërthyer sonte në Hotel Magra Austria në Rugovë të Pejës, ku është djegur një villë, ndërkohë që ende s’dihen shkaqet, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se Policia është njoftuar mbi incidentin rreth orës 19:55 dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve.
Gashi thotë se akoma nuk është bërë raporti final mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Ndërkohë rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga hoteli, teksa kanë bërë me dije se një villë është përfshirë nga flakët.