Një pjesë e tokës është kapluar nga zjarri në fshatin Dobërllugë, të komunës së Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se një pjesë e tokës është përfshirë nga zjarri.
Në këto pamje shihen disa qytetarë afër pjesës ku është kapluar nga zjarri.
Nuk dihet se cili është shkaktari i zjarrit por, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zjarrfikësit dhe është në pritje të përgjigjes.