Ditëve të fundit ka pasur raste të shumta të zjarreve nëpër vende të ndryshme të Kosovës. Sot një sipërfaqe e madhe e fshatit Sllatinë e Madhe është kapluar nga flakët, mirëpo sipas një banori zjarrfikësit kanë refuzuar ta fikin zjarrin, shkruan Gazeta Sinjali.
Në adresë të Sinjalit kanë ardhur pamje të këtij zjarri, i cili duket mjaft i madh, por sinjalizuesi që i ka dërguar pamjet ka një ankesë.
Ai i tha Sinjalit se zjarrfikësit po refuzojnë të shkojnë në vendngjarje dhe ta fikin zjarrin.
Sinjalizuesi tha se zjarri është shumë afër shtëpive.
“Banorët i kanë thirrë zjarrfikësit mirëpo ata refuzojnë me ardhë me fikë zjarrin. Kanë hudh bërllok aty, po nuk e di se kush. Zjarri është shumë afër shtëpive”, tha sinjalizuesi.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zjarrfikësit e Prishtinës të cilët thanë se nuk ka asnjë ekip të lirë për ta dërguar atje.
“Unë i kuptoj po për besë nuk kemi ekip të lirë. Si të lirohet ekipa e çojmë. Nuk është puna që s’dojmë, po krejt në terren i kemi.”