image Zjarr në një ndërtesë te ‘Xhamia e Llapit’ në Prishtinë – PAMJE

Sinjalizime

Zjarr në një ndërtesë te ‘Xhamia e Llapit’ në Prishtinë – PAMJE

news image

Një ndërtesë në afërsi të ‘Xhamisë së Llapit’ në Prishtinë raportohet se është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin nga Qendra e Zjarrfikësve kanë thënë për Gazetën Sinjali se janë duke intervenuar për momentin dhe nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/