Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesë e Parkut Nacional Gërmia është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit i cili ka arritur që të shuhet dje nga ana e zjarrfikësve.
Rasti në polici po hetohet si “zjarrvënie”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit dhe është shuar zjarri. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.