Zjarret në vendin tonë kanë filluar prapë të jenë aktive, kësaj here janë ndezur në Fushë-Kosovë, njofton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në adresën tonë pamje se si zjarri ka përfshirë një pjesë të fshatit Kuzmin të Fushë-Kosovës sot gjatë mesditës.
Zjarrfikësit kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se janë në vendngjarje dhe janë duke e lokalizuar zjarrin, si dhe kanë treguar se aty gjendet edhe njësia Policore e Kosovës. /GazetaSinjali/