Një zjarr ka përfshirë gjatë ditës së sotme mbeturinat në afërsi të Supermarketi ‘Albi’ në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka kontaktuar me zjarrfikësit e Prishtinës të cilët kanë njoftuar se krahas mbeturinave edhe një pjesë e vogël e këtij marketi është përfshirë nga flakët.
“Jo s’ka të lënduar, por mbeturinat janë djegë jashtë lokalit. Mirëpo pak e ka rrokë edhe marketin, por jo shumë”, kanë thënë ata për Sinjalin.