Përhapja e një zjarri të fuqishëm në zonat periferike të kryeqytetit grek, Athinë, ka nxitur të enjten evakuimin e qindra banorëve.
Që nga shpërthimi i tij, zjarri ka shkrumbuar me dhjetëra shtëpi teksa është zgjeruar përgjatë terrenit malor.
Shërbimi i Zjarrfikësve në Greqi ka njoftuar se tetë aeroplanë dhe tre helikopterë janë angazhuar në fikjen e zjarrit, 70 kilometra në perëndim të Athinës.
Gjatë së enjtes, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të gjashtë lagjeve në qytetin turistik Loutraki që të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e rrezikut.
Dy manastire ortodokse janë evakuuar po ashtu gjatë ditës. /Gazeta Sinjali/