Në orët e mëngjesit një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën Austrotherm në vendbanimin në Bihaq të Bosnjes dhe Hercegovinës, e cila merret me prodhimin e termoizolimit, konfirmon mediumi N1.
Adnan Beganoviq, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Kantonit Una-Sana, tha se policia dhe brigadat e zjarrfikësve ishin në terren dhe se po bëhen përpjekje për të shuar zjarrin.
“Nuk kemi asnjë detaj për origjinën dhe shkakun e zjarrit. Kemi marrë denoncimin gjysmë ore më parë dhe kemi dërguar patrulla policore në zonën ku ndodhen zjarrfikësit dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Nuk është ende dihet nëse ka të lënduar, do të dihet pasi zjarri të kontrollohet dhe të bëhet hetimi”, ka thënë Beganoviq, ndërsa nga fotografia në rrjetet sociale shihet se një re e zezë tymi ka qëndruar mbi zonë.
Banorët e vendbanimeve aty pranë, u udhëzuan që të mbyllin dritaret dhe të shmangin qëndrimin jashtë.