Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar rastet e zjarreve ku sipërfaqe të shumta me hamullore kanë përfunduar të djegura. Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Carrabreg të Ulët në Deçan, ku një sipërfaqe prej katër hektarësh është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka kontaktuar me brigadën e zjarrfikësve në Deçan ku kanë njoftuar se zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00, i cili dhe është lokalizuar.
“Një zjarr fushor, diku rreth katër hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri”, kanë thënë ata për Sinjalin.
Zjarrfikësit në Deçan kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe njëkohësisht kanë treguar se djegia e hamulloreve në këto temperatura mund të kushtoj shumë.
“Djegia e hamulloreve në këto temperatura të larta dhe ketë thatësi të madhe siç ka ndodh sot në Lendina dikujt mund ti kushtoj shumë”, kanë shkruar ata në Facebook.