Një vatër e re zjarri është shfaqur në Ksamil, ku janë djegur shkurre, ullishte dhe drufrutore.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa pranë tij ndodhen objekte banimi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 15 forca zjarrfikëse dhe 8 forca vullnetare.
Situata në Ksamil ka dalë jashtë kontrolli pasi terreni është shumë i vështirë dhe kërkohet ndihmë me forca ushtarake.